Arsenali “pikëton” tre lojtarë në merkaton verore
Arsenali ka shënjestruar tre lojtarë për t’i transferuar gjatë merkatos verore.
Siç bën të ditur The Sun, Raheem Sterling Gabriel Jesus dhe Youri Tielemans janë objektivat kryesorë të “The Gunners” gjatë gjatë verës.
Skuadra londineze deri më tani ka bërë hapa para vetëm për Jesus, i cili shihet si lojtari që mund të zgjidhë problemet e mbrojtjes.
Ditë më parë u raportua se përfaqësuesit e lojtarit kanë filluar bisedimet me drejtorin sportiv të “topçinjve”, Edu Gaspar, por që mbetet ende punë deri në finalizimin e marrëveshjes.
Arsenali është një fitore larg për të përfunduar në top4 dhe këtë gjë mund ta bëjë pikërisht të enjten ndaj rivalit lokal, Tottenham.
Nëse e siguron zonën “Champions”, 14-herë kampionët anglezë synojnë ta përforcojnë ndjeshëm skuadrën, për të qenë sa më kompetitiv në garën më presitigjioze për klube. /Lajmi.net/