Real Betisi kërkon rikthimin e Ceballos
Real Betisi kërkon të rikthejë në ekip mesfushorin Dani Ceballos.
Sport
Mesfushori spanjoll ka kontratë me Real Madridin deri në sezonin e ardhshëm, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Që nga rikthimi në ‘Santiago Bernabeu’, pasi ishte i huazuar te Arsenali, ai nuk ka pasur mjaftueshëm minuta.
Kjo ka bërë që Real Betisi të kërkojë rikthimin e spanjollit në ekip. Sipas ‘AS’ Betisi kërkojnë të ribashkohen me Ceballos, përcjell lajmi.net.
Së fundmi trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është mahnitur me formën e mesfushorit dhe ai mund të qëndrojë edhe më tej në ekip./Lajmi.net/