Nketiah: Jam i lumtur në ekip

Eddie Nketiah ka treguar se është i lumtur te Arsenali.

Sport

09/05/2022 08:14

Anglezi po kalon në një sezon mjaft të mirë në ‘Emirates’.

Ai brenda katër ndeshjeve ka shënuar katër gola, kështu duke e ndihmuar Arsenalin të shkojë me hapa të sigurt drejt vendit që e çon në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores që Arsenali mori dje ndaj Leedsit, ai u shpreh i lumtur që është në këtë ekip.

“Është merit për shokët e mi të skuadrës që më ndihmuan të luaj dhe të bëj mirë. Jam i lumtur në ekip dhe po i ndihmoj”, tha Nketiah për ‘Sky Sport’, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se 22 vjeçari ka kontratë me Arsenal deri në fund të këtij sezoni, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur./Lajmi.net/