Rodri: Kemi tri finale për ta mbyllur sezonin ashtu siç duam

Rodri ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Newcastle United.

Sport

08/05/2022 21:45

Skuadra e Manchester City ka shënuar një fitore me rezultat 5:0 ndaj Newcastle për t’u shkëputur me tri pikë në krye të tabelës së Premier League.

Pas ndeshjes, Rodri është shprehur i kënaqur dhe ka thënë se duhet të bëjnë mirë edhe në tri ndeshjet e fundit, për ta mbyllur sezonin – ashtu siç thotë ai – siç e meritojnë.

“Ne bëmë shkëlqyer sot dhe duhet të vazhdojmë kështu. Nuk presim asgjë nga Liverpool dhe duhet të vazhdojmë”, ka thënë Rodri, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi tri finale dhe duhet ta mbyllim sezonin ashtu siç e meritojmë”, shtoi spanjolli.

Rodri shënoi sot golin e tretë për skuadrën e Manchester City, në fitoren 5:0. /Lajmi.net/