Publikohet raporti, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të IKSHPK-së për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja pozitive me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe janë shëruar 19 qytetarë.
Në Kosovë aktualisht janë 390 raste aktive me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
08 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616.
Në total numri i rasteve aktive është 390. /Lajmi.net/