Messi i shokuar me rikthimin e Real Madridit? “Mos u tallni më, nuk mund të jetë e vërtetë”
Rikthimi i mbrëmshëm i Real Madrid ndaj Manchester City mund ta ketë befasuar edhe lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.
Sport
‘Topi i Artë’ thuhet se ka mbetur i shokuar me përmbysjen e skuadrës së Real Madrid ndaj Manchester City.
Kështu tha Sergio Aguero në një lidhje live, duke insistuar se Messi i dërgoi një mesazh atij.
“Më shkruan, Messi, thotë: ‘Mjaft u tallët më, nuk mund të jetë e vërtetë”, ka thënë Aguero, transmeton lajmi.net.
Edhe po të jetë e vërtetë, Messi nuk është i vetmi që u shokua nga ai rikthim i jashtëzakonshëm i ‘mbretërve’.
Real Madrid ishte me dy gola disavantazh ndaj Manchester City deri në minutën e 90’, në një ndeshje ku u përmbys gjithçka edhe me ndihmën e vazhdimeve. /Lajmi.net/