Prindon Sadriu krenohet me bashkëshorten: Nuk janë takime përgjatë një mandati, por gjatë një jave të vetme

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, javën që lamë pas vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Lajme

03/05/2022 13:13

E është pikërisht bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili sot është krenuar me presidenten Osmani.

Ai tha se takimet e shumta të cilat zhvilloi presidentja Osmani së fundi nuk ishin përgjatë një mandate, por gjatë nja jave të vetme.

“Këto takime nuk janë bërë përgjatë një mandati, por gjatë një jave të vetme. Pa asnjë ndihmë nga kompanitë lobuese. #Përfaqësim #Dinjitet #Shtet.”, shkroi Prindon Sadriu.

Duhet përkujtuar që bashkëshorti i presidentes Osmani shpesh herë është bërë pjesë e mediave, për shkak të deklarimeve të tij të ndryshme./Lajmi.net/