Eriksen pritet të largohet nga Brentford
Christian Eriksen pritet të largohet nga Brentfordi.
Sport
Eriksen ka kontratë me Brentford deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi pritet të mos ndodhë.
Ai po kalon në një formë mjaft të mirë që nga rikthimi në fushat e blerta, kjo ka bërë që disa ekipet të shfaqin interesim për danezin.
Sipas ‘TalkSport’, Eriksen pritet të refuzojë zgjatjen e kontratës, për tu transferuar te Tottenham apo Arsenal, përcjell lajmi.net.
Danezi mund të rikthehet te ish-ekipi Tottenham, por edhe Arsenali po cilësohet si një destinacion potencial për mesfushorin.
Mbetet të shihet në fund të sezonit se drejt cilit ekip do transferohet Eriksen./Lajmi.net/