Gucati me apel për policinë e Kosovës: Mos ta përdorin forcën që e përdorën mbrëmë

Hysni Gucati, i cili i është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës, ka bërë apel ndaj Policisë së Kosovës që të mos përdorë forcë. Ai tha se në mesin e protestuesve ka fëmijë të dëshmorëve, invalidë të luftës, veteranë të UÇK-së, familjarë të martirëve dhe të rinj. “Apeli ynë për Policinë e Kosovës është të…

Lajme

06/10/2026 19:34

Hysni Gucati, i cili i është bashkuar protestuesve në sheshin e Prishtinës, ka bërë apel ndaj Policisë së Kosovës që të mos përdorë forcë.

Ai tha se në mesin e protestuesve ka fëmijë të dëshmorëve, invalidë të luftës, veteranë të UÇK-së, familjarë të martirëve dhe të rinj.

“Apeli ynë për Policinë e Kosovës është të sillen mirë me neve, ne jemi sjellë mirë me ta. Të mos përdorin forcë. Këtu kemi fëmijë të dëshmorëve, invalidë të luftës, veteranë të UÇK-së, kemi martirë, kemi rini. Policia të mos e përdorë forcën, siç e kanë përdorur mbrëmë”, tha Gucati.