Real Madridi e duan rikthimin e Ronaldos

Gjiganti spanjoll Real Madrid duan ta rikthejnë në ekip yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Sport

01/05/2022 08:38

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Man United deri në qershor të vitit të ardhshëm, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Kjo pasi United mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe se trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’ thuhet se nuk e sheh portugezin pjesë e planit të tij.

Andaj e ardhmja e Ronaldos duket të jetë larg ‘Old Trafford’.

Siç raporton ‘The Mirror’, Real Madridi duan ta rikthejnë në ‘Santiago Bernabeu’ legjendën e ekipit, përcjell lajmi.net.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të ‘Mbretërve’, pasi ka shënuar 451 gola në 438 ndeshje sa ka zhvilluar në total.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se a do të ndodhë një rikthim i portugezit drejt ekipit spanjoll./Lajmi.net/