Real Madridi mendon rikthimin e Reguilon

Real Madridi mendon rikthimin e mbrojtësit të majtë Sergio Reguilon.

Sport

30/04/2022 22:19

‘Mbretërit’ janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi Marcelo pritet të largohet në fund të sezonit, ndërsa Ferland Mendy po ka probleme me lëndimet.

Reguilo është lojtar i akademisë së Realit por nuk kishte arritur të bind udhëheqësit e ‘Los Blancos’ për ta mbajtur në ekip.

Që nga transferimi te Tottenham Hotspur spanjolli po kalon në një formë mjaft të mirë, kjo ka bërë që madrilenët të mendojnë rikthimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Siç raporton ‘TodoFichajes’, Real Madridi do të shkojnë pas tij gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me Tottenham, Reguilon ka 31 paraqitje ku ka shënuar dy gola dhe dhuruar tri asistime./Lajmi.net/