Florentino Perez: Askush nuk mund të merr Topin e Artë përpara Benzemas

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka komentuar në lidhje me Topin e Artë.

Sport

30/04/2022 21:03

Karim Benzema po kalon një sezon fenomenal me Real Madridin.

Në 41 ndeshje sa ka zhvilluar në të gjitha garat këtë stinor, ai ka shënuar 41 gola dhe dhuruar 13 asistime.

Shifra këto mjaft të frikshme të sulmuesit francez.

Në mesin e atyre golave që Karim ka shënuar tri janë ndaj kampionit francez Paris Saint Germian, katër ndaj kampionit aktual të Ligës së Kampionëve Chelsea dhe dy ndaj gjigantit anglez Man City.

Benzema me 26 gola e 11 asiste në 30 ndeshje në La Liga, ndihmoi ekipin e tij të fitonte trofeun e 35 në ligën spanjolle.

Forma e mirë e francezit ka bërë të mendojnë që ai duhet të jetë fitues i Topit të Artë.

Në lidhje me këtë ka komentuar edhe presidenti i ‘Los Blancos’, i cili pas triumfit në La Liga, tha se askush para Benzemas nuk e meriton Topin e Artë.

“Askush nuk mund të merr Topin e Artë përpara Benzema”, ishin fjalët e presidentit.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fitues i trofeut individual më të rëndësishëm në futboll./Lajmi.net/