Pas titullit në La Liga e pyesin për Mbappen, ja përgjigja e Ancelottit

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka fituar titullin e 35 në histori të La Ligas, pasi që u shpall sot kampion i sezonit 2021/22.

Sport

30/04/2022 20:36

Katër ndeshje pa përfunduar sezoni, në kuotën e 81 pikëve Real Madridi u shpall kampion pas fitores së sotme 4:0 kundër Espanyolit.

Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i skuadrës Carlo Ancelotti, i cili u shpreh tejet i lumtur, ndërkaq edhe në konferencën e sotme nuk munguan pyetjet për yllin francez Kylian Mbappe.

Ancelotti la një pikë shprese për tifozët madrilenë në garën për nënshkrimin e Mbappes, por refuzoi që të jep ndonjë detaj shtesë.

“Mbappe te Real Madridi? Me këtë klub, me këtë president, e ardhmja veçse është e shkruar”, tha Ancelotti, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse kjo do të thotë që Mbappe do të transferohet, Ancelotti u përgjigj: “Unë nuk e thash atë gjë”.

Me titullin e fituar sot Carlo Ancelotti bëhet trajneri i parë në histori të futbollit që arrin të fitojë çdo trofe në Top 5 ligat më të mira evropiane./Lajmi.net/