Rrahmani ka shënuar gol në fitoren e thellë të Napolit ndaj Sassuolo

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Sport

30/04/2022 17:03

Napoli ka arritur të marrë fitore të thellë 6:1 në ndeshjen e xhiros 35 të Seria A.

Pas disa hapave fals në garë për titull, Napoli iu rikthyer fitorës.

Kështu duke mposhtur me rezultate mjaft të thellë Sassuolon.

Në këtë takim kishte pesë golashënues në mesin e tyre edhe kosovari Rrahmani.

Në minutën e 80` ai shënoi pas asistimit të Lorenzos për rezultatin 6:1.

Golashënuesit e tjerë për Napolin ishin Osimhen, Koulibay, Lorenzo, dhe Mertens me dy gola.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Lopez.

Pas kësaj fitore Napoli gjenden në vendin e tretë me 70 pikë, ndërsa Sassuolo në të 10-tin me 46 pikë.

Më poshtë mund ta ndiqni golin e Rrahmanit.