Real Madrid e dëshiron Reece James, por në verën e vitit 2023

Real Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin anësor të Cheleseas, Reece James.

Sport

29/04/2022 10:36

Mbrojtësi është duke shkëlqyer me “blutë” e Londrës në sezonet e fundit, e për rrjedhojë as interesimet për të nuk kanë munguar.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Jorge Picon, “Los Blancos” janë të interesuar që të nënshkruajnë me anglezin në verën e vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Reece James luan si mbrojtës i djathtë, pozitë në të cilën drejtuesit madrilienë po e konsiderojnë se kanë nevojë për përforcime.

Kontrata e James me Chelsean skadon në vitin 2025, ndërsa vlera e tij aktuale në treg është 55 milionë euro. /Lajmi.net/