Dias: ‘Bernabeu’ vend i çmendur, por të çmendur jemi edhe ne – shkojmë për fitore

Ruben Dias ka dhënë disa komente pas ndeshjes së parë ndaj Real Madrid.

Sport

28/04/2022 10:01

Skuadra e Manchester City mori një epërsi prej 4:3 nga ndeshja e parë kundër Real Madrid, në ‘Etihad Stadium’.

Ndeshja e kthimit luhet në Madrid dhe kapiteni i ‘Citizens’, Ruben Dias e di se do të jenë në një arenë të madhe. Por, ai beson se skuadra ka personalitetin e duhur për të shkuar tutje.

“E dimë se me çfarë skuadre përballemi, impaktin që kanë në Champions League dhe atmosferën në ‘Santiago Bernabeu’”, ka thënë DIas, transmeton lajmi.net.

“Por e dimë qëllimin tonë dhe çfarë duhet për ta arritur atë. Ne do të luajmë me personalitet dhe do të provojmë fitoren. ‘Bernabeu’ është vend i çmendur, por edhe ne jemi të çmendur. Do të jemi gati”, shtoi portugezi.

Ruben Dias luajti për 90 minuta në ndeshjen e parë ndaj ‘Los Blancos’. City pati mungesa të mëdha si Joao Cancelo e Kyle Walker.

Të dy këta të fundit pritet të jenë gati për ndeshjen e kthimit. /Lajmi.net/