Sacchi: Milan luan futboll modern, Inter ka ngecur në vitet e 60’

Arrigo Sacchi ka dhënë disa komente lidhur me dy skuadrat që janë në garë për titullin e kampionit në Serie A.

Sport

27/04/2022 10:33

Inter dhe Milan po kontestojnë njëra-tjetrën xhiro pas xhiroje, duke garuar për titullin e kampionit në Itali.

Komente për dy skuadrat ka dhënë edhe ikona italiane e trajnerëve, Arrigo Sacchi. Ky i fundit beson se Milan po bën një futboll më modern krahasuar me Inter.

“Milan nuk janë skuadra më e fortë, por janë më afër me shpirtin evropian të futbollit modern, më ndërkombëtarë, bashkë me Atalantan”, ka thënë Sacchi, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë një shpirt që pak skuadra mund ta marrin. Në anën tjetër, Inter ka skuadër shumë më të fortë, por futbolli i tyre ka ngecur në vitet 1960’”, ka shtuar italiani. “Inter e luan mirë atë futboll, por është stil i skaduar që nuk ndihmon në gara ndërkombëtare”, ishin fjalët e ish-trajnerit të Italisë.

Inter luan sonte ndaj Bologna dhe me një fitore eventuale mund të marrë kreun e tabelës. /Lajmi.net/