Ancelotti para ndeshjes ndaj City: Dilema qëndron mes Camavinga dhe Rodrygo, kur City ka topin…

Carlo Ancelotti ka dhënë disa komente para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League, të cilën skuadra e tij e luan përballë Manchester City.

Sport

25/04/2022 23:01

Real Madridi do të ketë kundër një prej skuadrave më të mira në botë aktualisht – nëse jo më të mirën – dhe Ancelotti e di se do të jetë shumë e vështirë për të.

Tekniku italian ka dilemat e tij për formacionin. Eduardo Camavinga apo Rodrygo? Kjo është një prej dilemave.

“Dyshimi për nesër qëndron nëse starton Rodrygo apo Camavinga”, ka thënë Ancelotti, transmeton lajmi.net.

“Kur Manchester City ka topin, nuk mund vetëm të mbyllesh. Duhet ta merrni topin dhe të përfitoni nga mundësitë”, shtoi italiani.

Carlo Ancelotti pritet që në këtë ndeshje të mos e ketë Casemiron. Në anën tjetër, Pep Guardiola me shumë gjasë do të jetë pa Joao Cancelo, Kyle Walker dhe John Stones. /Lajmi.net/