Marquinhos flet për tmerrin që kaloi PSG pas humbjes ndaj Real Madrid

Kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos ka dhënë disa komente lidhur me situatën brenda klubit, pas humbjes ndaj Real Madrid.

Sport

25/04/2022 18:45

PSG eliminohej nga Champions League pasi përmbysej nga Real Madridi. Kjo humbje acaroi situatën në kampin parisien. Tifozët ishin kundër Messi e Neymar, por as të tjerë nuk kalonin më mirë. Për të gjitha këto foli Marquinhos.

“Ishte e vështirë të procesohej. Ne lojtarët, pas një ndeshjeje sikur ajo, më falni në shprehje, jemi të parët që jemi në m*t”, ka thënë Marquinhos, transmeton lajmi.net.

“Ishte ndeshje me rëndësi për ne. Ditën tjetër, për mua, edhe uji ishte i vështirë të gëlltitej”, shtoi braziliani.

PSG kishte si synim kryesor këtë sezon triumfin në Champions League, por në fund triumfin e gjeti vetëm në Ligue 1. /Lajmi.net/