Walker dhe Stones NUK po stërviten me Man City – gjasat maksimale që dyshja mungon ndaj Realit

Manchester City pritet të ketë një mbrojtje të gjymtuar për përballjen ndaj Real Madrid.

Sport

25/04/2022 17:45

‘Citizens’ nuk do të mund të llogarisin në Joao Cancelo, i cili është i suspenduar pas kartonit të verdhë që mori ndaj Atletico Madrid.

Para gjysmëfinales ndaj Real Madrid, në dyshim janë edhe John Stones dhe Kyle Walker, të cilët me shumë gjasë nuk do të luajnë, përcjell lajmi.net.

Asnjëri prej Stones dhe Walker nuk janë stërvitur sot me skuadrën e Man City.

Pep Guardiola ka bërë të ditur se do të vlerësojnë situatën deri në limitet e fundit, por edhe ka paralajmëruar se disa lojtarë do të luajnë jashtë pozitave të tyre.

Mbetet të shihet se si do të kamuflohet mbrojtja e Man City për ndeshjen ndaj Real Madrid. /Lajmi.net/