Tottenham pas Gnabryt

Tottenham Hotspur kanë shfaqur interesim për transferimin e anësorin e Bayern Munich, Serge Gnabry.

Sport

24/04/2022 11:47

Gnabry ka kontratë me ‘Bavarezët’ deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe ende nuk i është ofruar një marrëveshje për rinovim.

Sipas ‘The Daily Star’, Tottenham dëshiron të transferojë gjermanin në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Në garë për të janë edhe Real Madridi dhe Arsenali.

Mbetet të shihet në fund të sezonit nëse lojtari do të vazhdojë në ‘Allianz Arena’, apo do të ndryshojë ambient./Lajmi.net/