Tottenham me ofertë për Dumfries
Tottenham Hotspur ka përgatitur ofertën drejt Interit, për Denzel Dumfries.
Sport
Ekipi i Antonio Contes kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e djathtë të Interit, Dumfries.
Holandezi ka kontratë me ‘Nerazzurrët’ deri në vitin 2025, por mund të largohet në fund të sezonit.
Tottenham dëshiron të marr në radhët e tyre lojtarin dhe kanë ofruar 20 milionë euro për të, siç njofton ‘Goal’, përcjell lajmi.net.
Dumfries ka 38 paraqitje me Interin këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhuruar shtatë asistime./Lajmi.net/