“Eksperimenti” i Përparim Ramës shkakton telashe, rruga njëkahore krijon kolona në Prishtinë

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Lajme

23/04/2022 11:23

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren, sidomos te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Ndryshe, sot dhe nesër po testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.