Araujo ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Ronald Araujo ka arritur marrëveshje me Barcelonën.

Sport

22/04/2022 20:00

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Araujo ka kontratë me blaugranët deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka arritur marrëveshje për rinovim.

Siç njofton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano marrëveshja në mes Barcelonës dhe Araujo ka arritur, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja sipas tij është arritur tashmë dy javë më parë – kanë mbetur vetëm të diskutojnë në lidhje me detajet e tjera.

Gazetari italian njofton se ai ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2023 me klauzolë largimi deri në 1 miliard euro./Lajmi.net/