Mungojnë deputetët e opozitës, shtyhet formimi i komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për seancën e radhës shqyrtimin e pikës për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK). Kjo pikë është zhvendosur në mungesë të deputetëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe…

Lajme

15/10/2026 13:07

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për seancën e radhës shqyrtimin e pikës për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Kjo pikë është zhvendosur në mungesë të deputetëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Për zhvendosjen e pikës së rendit të ditës kanë votuar 63 deputetë, një ka votuar kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Komisioni Ad-hoc është paraparë të përzgjedhë kandidatët për katër pozita në Bordin e RTK-së: dy anëtarë shqiptarë, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo-shumicë.

Me këtë vendim, formimi i komisionit është lënë për seancën e radhës të Kuvendit. /Lajmi.net/