Katër oferta në tavolinë për Rudiger, lojtari preferon Italinë

Antonio Rudiger me shumë gjasë do të largohet këtë verë nga Chelsea.

Sport

22/04/2022 12:24

Për futbollistin deri më tani janë shfaqur katër oferta, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari Santi Auma, përkundër ofertës së majme nga Paris Saint Germain, lojtari dëshiron të rikthehet në Serie A, aty ku më herët luante për Romën.

Klubi i vetëm i interesuar italian për shërbimet e mbrojtësit është Juventusi. Ende nuk dihet për shumën e ofruar nga “Zonja e Vjetër” në drejtim të lojtarit, por është e sigurt se futbollisti i kombëtares gjermane do të jetë objektiv kryesor në merkaton verore.

Krahas tri ekipeve të sipërpërmendura, Rudiger ka edhe mundësinë e nënshkrimit të kontratës së re me “blutë”. /Lajmi.net/