Navas ose Donnarumma do të largohet nga PSG

Njëri nga Keylor Navas dhe Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Paris Saint Germain.

Sport

21/04/2022 22:05

Navas dhe Donnarumma të dy kanë zhvilluar nga 22 ndeshje me Parisin këtë sezon, në të gjitha garat.

Vendimi në lidhje se me cilin duhet të startojë duket se ka qenë një problem për trajnerin e parisinëve, Mauricio Pochettino.

Kjo pasi, ai pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Angers, tha se të dy do të donin të luanin më shumë, por me siguri e ardhmja do të jetë ndryshe.

“Bashkëpunimi ka qenë mirë mes tyre, por e ardhmja me siguri do të jetë ndryshe.

Është e qartë se të dy do të donin të luanin shumë më tepër se sa kanë pasur mundësi të bëjnë. Asnjë klub tjetër nuk ka përjetuar një situatë si kjo, me dy portierë si Keylor dhe Gigio”, ka thënë Pochettino, përcjell lajmi.net.

Me këtë deklaratë, argjentinasi hapi derën për largimin e njërit nga dy portierët e ekipit parisien.

Mbetet të shihet se cili do të largohet nga ‘Parc des Princes’, në fund të sezonit./Lajmi.net/