Lukaku shënjestër e pronarëve potencial të Milanit

Romelu Lukaku është shënjestra e pronarëve potencial të gjigantit italian Milan.

Sport

21/04/2022 21:20

Gjiganti biznesor, Invescorp janë në bisedime me pronarin aktual të Milanit, për të blerë gjigantin italian.

Nëse arrihet marrëveshja në mes dy palëve, atëherë pronarët potencial të ‘Rossonerëve’ kanë shënjestër sulmuesin e Chelsea, Romelu Lukaku.

Siç njofton ‘Goal’, investitorët e Lindjes së Mesme do të kërkojnë t`i ofrojnë sulmuesit belg një zgjidhje për situatën e tij, përcjell lajmi.net.

Ai është rikthyer në Premier Ligë në gusht të vitit 2021, por nuk duket i kënaqur te Chelsea.

Andaj një rikthim tjetër në Seria A mund të ndodh, por këtë herë te rivali i qytetit të Interit, Milani.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i sulmuesit belg./Lajmi.net/