Ish-sulmuesi i PSG-së, Weah: Salah dhe Mane nuk duhet të fokusohen në Topin e Artë

Ish-sulmuesi i Paris Saint Germain dhe Milan, George Weah ka thënë se Sadio Mane dhe Mohamed Salah nuk duhet të fokusohen në Topin e Artë.

Sport

21/04/2022 19:38

Legjenda e Liberisë, George Weah këmbëngul se dyshja e Liverpool-it Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk duhet të bëjnë presion të panevojshëm mbi vetën për të fituar Topin e Artë.

“Ata nuk duhen të fokusohen për Topin e Artë, përkundrazi duhet të fokusohen në paraqitjet e tyre dhe të përpiqen të përmirësohen më shumë”, tha ai për Canal+, përcjell lajmi.net.

Salah dhe Mane po kalojnë në një periudhë fenomenale këtë sezon.

Egjiptiani kryeson listën e golashënuesve të Premier Ligës me 22 gola, ndërsa senegalezi ka 14 gola gjithsej këtë sezon në ligën angleze.

Presidenti aktual i Liberisë, Weah është i vetmi afrikan që e ka fituar çmimin e Topit të Artë në vitin 1995./Lajmi.net/