Dilema e Inter për Lautaro Martinez: Të shitet apo të mbahet

Mbrëmë Lautaro Martinez ishte njeriu i mbrëmjes në derbin e Milanos, kur shënoi dy gola për skuadrën e tij.

Sport

20/04/2022 16:10

Ylli argjentinas i skuadrës së Inter, Lautaro Martinez vazhdon të jetë në mesin e emrave më të lakuar, për shkak të dilemave për të ardhmen e tij.

Lautaro tash e sa kohë lidhej me një largim të mundshëm nga Inter, por gjërat duket se po ndryshojnë për të.

Madje, golat e mbrëmshëm kanë bërë që pëlqimi për të të shtohet edhe më shumë nga tifozët e Inter, por edhe drejtuesit e klubit, përcjell lajmi.net.

Tani, në mediat italiane shkruhet për një dilemë të madhe të Inter; të shitet apo të mbahet Lautaro?

‘Zikaltërit’ nuk janë të kënaqur me kontinuitetin e Lautaro këtë sezon, përkundër faktit se argjentinasi ka shënuar 19 gola në 42 paraqitje (1 gol për çdo 143 minuta).

Lautaro së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Inter, për një qëndrim deri në vitin 2026. Ai nuk ka më një klauzolë liruese prej 111 milionë eurove.

Inter thuhet se kërkojnë 70-80 milionë euro për kartonin e tij. Dilema vazhdon të jetë aty. Asgjë nuk dihet për të ardhmen e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/