Jurgen Klopp për gjestin e tifozëve për Ronaldon: E jashtëzakonshme

Jurgen Klopp e ka komentuar gjestin e tifozëve që u solidarizuan me Cristiano Ronaldon, pasi këtij të fundit i vdiq djali gjatë ditës së djeshme.

Sport

20/04/2022 00:04

Në minutën e shtatë të takimit tifozët e “The Reds” duartrokitën një minutë si shenjë ngushëllimi ndaj për portugezin.

I pyetur për këtë gjermani Klopp tha se ishte diçka fantastike.

“E dua atë veprim! Kjo është ajo që futbolli duhet të jetë! I gjithë rivaliteti duhet të lihet anash në këtë moment. Ishte një moment klasi nga tifozët tanë”, theksoi Klopp. /Lajmi.net/