Diogo Jota i mahnitur me impaktin e Luis Diaz te Liverpool
Diogo Jota është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e shokut të tij të skuadrës, Luis Diaz.

Sport
Diaz iu bashkua skuadrës së Liverpool gjatë këtij sezoni dhe aty po arrin të lë për mrekulli gjurmët e tij.
Ylli kolumbian ka pasur një impakt të madh në lojën e ‘Reds’ dhe Jota është i mahnitur me mënyrën se si ish-lojtari i Porto është përshtatur te Liverpool.
“Energjia që ai sjell nëpër secilin moment është ajo që na është dashur që nga janari”, ka thënë Jota, transmeton lajmi.net.
“Ai është i mirë për ne, ne e dimë se mund të mbështetemi tek ai, kurdo që ai shkelë në fushë. Ky lloj niveli i lartë i energjisë është karakteristika e klubit tonë”, shtoi portugezi.
“Ka të bëjë edhe me stilin e lojtarit. Ai përshtatet në skuadër dhe kjo është arsyeja se pse ai është transferim i qëlluar”, ishin fjalët e sulmuesit të ‘Reds’.
Luis Diaz luajti në të dyja ndeshjet ndaj Manchester City dhe arriti të merrte vlerësime pozitive. /Lajmi.net/