Real Madridi pas Reece James

Gjiganti spanjoll, Real Madridi janë pas mbrojtësit të djathtë të Chelsea, Reece James.

Sport

18/04/2022 12:32

Performanca shumë e mirë e James, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit, ka bërë që ata të interesohen pas tij.

Anglezi ka kontratë me Chelsea deri në qershor të viti 2025, por mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’.

Arsyeja a largimit mund të jetë pasi ai nuk po gjen vetën në formacionin startues të Thomas Tuchel.

Sipas “The Mirror’, Real Madridi kanë shfaqur interesim për Reece James, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’, kanë nevojë për mbrojtës të djathtë, pasi vetëm Dani Carvajal është në atë pozitë.

Mbetet të shihet nëse do të ndodh një transferim i anglezit drejt ‘Santiago Bernabeut’./Lajmi.net/