Arnold për Salah: Ajo që ai ka bërë gjatë pesë sezoneve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme
Mbrojtësi i Liverpooolit, Trent Alexander-Arnold, i ka dal në krah sulmuesit të ekipit Mohamed Salah.

Sport
Salah aktualisht gjendet në një periudhë të vështirë. Kjo pasi egjiptiani nuk ka gjetur golin në tetë ndeshjet e tij të fundit me ‘Reds’.
Por, është Arnold ai i cili e mbështet, duke thënë se Salah është golashënuesi më i mirë në ligë dhe se ai ka kaluar pesë sezone të jashtëzakonshme me Liverpoolin.
“Salah është ende golashënuesi më i mirë. Ajo që ai ka bërë për ne gjatë pesë sezoneve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme”, tha Arnold, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht faktit që egjiptiani nuk ka shënuar në tetë ndeshjet e fundit me Liverpoolin, ai vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, me gjithsej 20 gola të shënuara.
Pas tij janë Son Heung-Min, Diogo Jota, Cristiano Ronaldo e të tjerë./Lajmi.net/