Klopp pas fitores ndaj City: Absolutisht krenar e pabesueshme

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u ndje krenar pasi ekipi i tij kaloi në finale të FA Kupë.

Sport

16/04/2022 19:26

Liverpooli arriti të mposht në gjysmëfinale të FA Kupë, Manchester City me rezultat 3:2.

Pas fitores foli trajneri i ‘Reds’, ai u shpreh krenar me ekipin e tij.

“Absolutisht krenar e pabesueshme –  mendoj se pjesa e parë ishte një nga më të mirat që kemi luajtur ndonjëherë. Ne bëmë të gjitha gjërat e duhura shënuam në momentet e duhura, luajtëm një lojë të pabesueshme në pjesën e parë”, tha Klopp për ‘BBCSport’, përcjell lajmi.net.

Liverpooli do të luajë në finale me 14 maj, me fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace, që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/