Mane: Ishte një fitore e madhe
Sadio Mane foli pas kualifikimit të Livepool në finale të FA Kupë.

Sport
Liverpooli arriti të kalojë në finale të FA Kupë, pasi mposhti në gjysmëfinale Manchester City me rezultat 3:2.
Pas ndeshjes foli edhe protagonisti kryesor i takimit për Liverpooli, Sadio Mane.
“Ishte një ndeshje e veçantë, ndaj një nga skuadrat më të mira në botë.
Të fitosh kështu, veçanërisht në gjysmëfinale është një fitore e madhe”, tha Mane për ‘BBC One’, përcjell lajmi.net.
Liverpooli do të takohet në finale, me fituesin e ndeshjes Chelsea – Crystal Palace.
Finalja e madhe në kuadër të FA Kupë do të zhvillohet më 14 maj, në ‘Wembley’./Lajmi.net/