Arsenali pëson humbjen e radhës, këtë herë nga Southampton
Arsenali ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së 32-të në Premier Ligë, ndaj Southempton.
Sport
‘Topçinjtë’ u mposhtën me rezultat minimal 1:0 nga Southampton.
Kjo është humbja e tretë me radhë për ekipin e Mikel Arteta.
Ishte minuta e 44` kur Southampton shënoi me anë të Bednarek, për të vendosur kështu edhe për epilogun final të ndeshjes.
Arsenali kishte mundësinë për të shënuar, por nuk u treguan të saktë.
Pas kësaj humbje Arsenal gjenden në vendin e gjashtë me 54 pikë, ndërsa Southampton në pozitën e 11 me 39 gjithsej./Lajmi.net/