Kërkesa jo e zakontë e Haaland ndaj Dortmundit – Nuk do që klubi t’i shpallë publikisht lëndimet e tij

Erling Haaland i ka kërkuar Borussia Dortmundit që të mos ia shpallë publikisht lëndimet e tij.

Sport

16/04/2022 14:52

Norvegjezi ka pasur telashe së fundi me lëndime, gjë që mund ta penalizojnë atë në mbajtjen e formës.

Arsyeja që futbollisti kërkon këtë është që mos bjerë vlera e tij në kohën e transferimeve dhe të mos e pengojë atë të transferohet në klubin që e kërkon, transmeton lajmi.net.

Futbollisti vazhdon të jetë ndër më të kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane, anipse lëndimet, siç u tha, e kanë afektuar jo pak.

23-vjeçari është në “llupën” e Manchester City, Real Madrid dhe Manchester United.

Kontrata e tij me “verdhezinjtë” skadon në vitin 2023, në verë. /Lajmi.net/