​Flamuri i UÇK-së do të valojë në hyrjen e çdo shkolle të Prishtinës

Krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet kryesore të shkollave të kryeqytetit, do të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ai që këtë ua kërkoi të gjitha institucioneve arsimore publike të kryeqytetit, raporton lajmi.net Në shkresën zyrtare drejtuar drejtorëve të shkollave, Elshani ka theksuar…

Lajme

17/09/2026 13:21

Krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet kryesore të shkollave të kryeqytetit, do të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Është drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ai që këtë ua kërkoi të gjitha institucioneve arsimore publike të kryeqytetit, raporton lajmi.net

Në shkresën zyrtare drejtuar drejtorëve të shkollave, Elshani ka theksuar se UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë së çlirimit të Kosovës dhe se lufta dhe sakrifica e saj për lirinë e vendit përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së re të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se institucionet arsimore nuk janë vetëm hapësira ku nxënësit marrin dije, por edhe vende ku formohet kujtesa historike dhe qytetare e brezave të rinj.

“Liria që gëzojmë sot ka një histori. Dhe ajo histori duhet të kujtohet, të respektohet dhe t’u përcillet brezave që vijnë”, thuhet në shkresë.

Drejtoria e Arsimit ka kërkuar që vendosja e flamurit të UÇK-së të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të njëtrajtshme në të gjitha institucionet arsimore publike të kryeqytetit./Lajmi.net/