Tregtari mitrovicas frustrohet me Specialen, ua “ndalon” hyrjen në dyqan EULEX-it e UNMIK-ut
Bekim Zeneli është frustruar shumë të mërkurën, kur mori lajmin e hidhur për të, dhe pothuajse të gjithë shqiptarët, nga Haga. Gjykata Speciale që ka selinë në këtë qytet holandez shpalli fajtorë dhe dënoi me 81 vjet gjithsej, katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pronari i biznesit me veshje…
Lajme
Bekim Zeneli është frustruar shumë të mërkurën, kur mori lajmin e hidhur për të, dhe pothuajse të gjithë shqiptarët, nga Haga.
Gjykata Speciale që ka selinë në këtë qytet holandez shpalli fajtorë dhe dënoi me 81 vjet gjithsej, katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pronari i biznesit me veshje nga Mitrovica, mori një vendim interesant, pas këtij zhvillimi.
Ai vendosi një paralajmërim në derën e lokalit ku thotë se ndalohet hyrja për EULEX dhe UNMIK, që janë dy misione të huaja në Kosovë Pos në shqip e anglisht, shenja ishte edhe në gjuhën polake.
Zeneli tha për KosovaPress se e bëri këtë veprim si shprehje të pakënaqësisë për dënimin e njerëzve kryesore të UÇK-së.
“Kjo pavarësisht unë e kam vendosur më shumë si një lloj frustrimi edhe një lloj simbolike, ide si ide qajo është se u ndjeva shumë i zhgënjyer me thanë shumë më doket është pak edhe nuk disha çka me bo diçka më shumë, normal ne nuk duhet me bo edhe diçka ma shumë por diçka kështu si në një lloj simbolike, se jo që diçka që është diçka e madhe, me shpreh vetëm pakënaqësinë me një fjalë tjetër, pakënaqësinë e kësaj që ka ndodhur atje”-tha Zeneli
Ai ka frikë se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të ketë pasoja të rënda edhe në të ardhmen e Kosovës.
“Kjo si ide nuk është diçka shumë, ide dmth diçka e madhe, por problemi ke frustrimi i madh, frustrimi që ajo gjykata normal që unë nuk ka nevojë njeri me qenë shumë i mençur e me ditë që ajo gjykatë nuk është gjykatë e drejtë e mirë, por problem është që nuk kanë bo kurrgjë që me i dënuar, nuk është kurrgjë dënimi individi, unë si individ mendoj që kjo ka me pas pasoja të mëdha edhe në të ardhmen, p.sh. si shtet, ne të gjithë lexojmë edhe mos lexofshim shikojmë filma, Ismail Qemajli që e shikojmë të gjithë e jemi rrit me atë film edhe tash dëgjojmë për Ismail Qemajlin që ka kryer shkollë në atë kohë, tash kur nipat e stërnipat tonë dëgjojnë se Hashim Thaçi e ka shpallur e tash e kanë bërë kriminel, një kriminel ta ka shpallur ty pavarësinë, kjo dmth shumë mas 100 vite, po tash në këtë kohë del, fol ti me dikon, i thu prano si shtet ose i thua jam Kosovar, nuk ka me të bo hesap si njeri, ashtu unë thom tash nuk na bojnë hesap si njerëz, tash shumë më të vështirë kemi me pas kur prezantohemi si kosovar”, tha ai
Zeneli tha se pavarësisht ndalesës që e ka venë, pjesëtarët e EULEX dhe UNMIK mund të hyjnë në dyqanin e tij, megjithatë.
“Kjo është vetëm simbolike, se jo që mundem me ndalu unë, më vjen keq me i thanë dikujt, pavarësisht edhe një serb me ardh këtu si njeri që jam me i thanë mos hi, kjo është më shumë simbolike, nuk ja ndalë dikujt me hy, ajo është më shumë simbolike, që jam i pa kënaqur me këto që kanë ndodhur, munda me thonë që këtë gjysmë pavarësie, se nuk është pavarësi e plotë, na e kemi me ndihmën e tyre, pa na ndihmuar ata ne nuk kishum me arritë qitu ku jemi, normal UÇK-ja kërkush nuk duhet me ja hup kontributin pa qenë na qitu, se unë për veti këtu kam qenë edhe gjatë luftës, por pa na ndihmuar ata, pavarësisht që kemi qenë në këtu, pa na ndihmuar ndërkombëtarët ne nuk kishum mujt me arritë qitu ku jemi. Po ajo është qajo, si lloj letre që e kam vendos, është si një lloj frustrimi personal”, deklaroi Zeneli