Napoli dëshiron të rinovoj kontratën e Rrahmanit

Gjiganti italian, Napoli dëshiron të vazhdojë edhe më tej me kapitenin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Sport

15/04/2022 20:43

Rrahmani po kalon në një sezon fenomenal te skuadra e Napolit, prandaj ata dëshirojnë të blindojnë qendërmbrojtësin.

Sipas gazetës italiane ‘CorrieredelloSport’, ata tashmë kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së kosovarit, transmeton lajmi.net.

Rrahmani ka kontratë me ‘Napolitanët’, deri në vitin 2024, por ata e duan edhe më gjatë në ekip.

Ai ka 36 paraqitje në të gjitha garat për Napoli, duke shënuar tre gola./Lajmi.net/