Laporte për ndeshjen ndaj Real Madridit në gjysmëfinale: Jam i sigurt se mund t’i mposhtim ata
Aymeric Laporte e ka komentuar përballjen e ardhshme kundër Real Madridit duke u shprehur i sigurt se skuadra e tij do të fitojë.
Sport
Mbrojtësi spanjoll ndër të tjera shprehet i kënaqur me ecurinë e ekipit të tij deri në këtë fazë në Champions League.
“Deri më tani kemi bërë mirë dhe jam i sigurt se mund t’i mposhtim ata. Sigurisht, është gjithnjë e vështirë të fitosh një ndeshje në gjysmëfinale të Champions League, pa marrë parsysh se kundër cilës skuadër luan”, u shpreh ai, përcjell lajmi.net.
Manchester City arriti në gjysmëfinale të Champions League pasi e eliminoi Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 1-0.
“Qytetarët” shihen si favoriti kryesor për fitimin e këtij kompeticioni në këtë sezon. /Lajmi.net/