Pedri ka mbetur i lënduar në ndeshjen ndaj Frankfurtit

Mesfushori i Barcelonës, Pedri është lënduar gjatë ndeshjes ndaj Frankfurtit

Sport

14/04/2022 23:18

Barcelona u eliminua nga Frankfurti në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Europa Ligës. Reaultati final 3:4.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes është lënduar Pedri. Ai ishte pjesë në formacionin stratues të Xavi Hernandez, po në pjesën e dytë nuk u shfaq fare.

Kjo pasi ai ka probleme me kofshën e majtë. Për këtë ka njoftuar gazeta spanjolle ‘AS’, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se sa do të mungojë Pedri për Barcelonën, në pjesën e mbetur të sezonit./Lajmi.net/