Capello: Sulmi i Liverpool më atraktivi në Evropë

Fabio Capello nuk ka kursyer lëvdatat e tij për skuadrën e Liverpool.

Sport

14/04/2022 12:56

Liverpool i Jurgen Klopp është një nga skuadrat që prodhon më së shumti në Evropë. ‘Reds’ mund të kenë shumë  telashe, por gjetja e golit nuk është një nga to.

Për sulmin e Liverpool komente pozitive ka dhënë edhe ikona italiane e trajnerëve, Fabio Capello, duke konsideruar se sulmi i ‘Reds’ është më atraktivi në Evropë.

“Është sulmi më atraktiv në Evropë. Kur fusin topin në zonë, nuk ka ndonjë lojtar që s’është gati të shënojë”, ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“Në ‘Anfield’ ata janë gati të përmbushin në plotni mentalitetin e tyre sulmues”, shtoi italiani.

Liverpool preki fazën gjysmëfinale të Champions League pas dy ndeshjeve ndaj Benfica, njërën të cilën e fitoi 1:3 dhe tjetrën me barazim 3:3. /Lajmi.net/