Ruben Dias është kthyer në stërvitje – mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Liverpool
Tifozët e Manchester City kanë marrë një lajm të mirë sot lidhur me Ruben Dias.
Sport
Qendërmbrojtësi portugez, Ruben Dias është kthyer në stërvitje pas një mungese të gjatë prej gjashtë javëve jashtë fushave.
Dias u stërvit sot me grupin dhe pritet që shumë shpejtë të jetë gati për formacionin startues, përcjell lajmi.net.
Atletico Madrid duket si një objektiv shumë ambicioz për rikthimin e lojtarit, por ai mund të jetë gati për fundjavën tjetër.
Nëse lojtari nuk merr ndonjë reaksion negativ nga stërvitjet e sotme, Pep Guardiola mund ta ketë atë gati për gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Liverpool.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Guardiola për Ruben Dias. /Lajmi.net/