De Bruyne pas barazimit ndaj Liverpool: Luajtëm shkëlqyeshëm, krijuam mjaftueshëm për të fituar
Kevin De Bruyne beson se skuadra e tij meritoi fitoren në ndeshjen ndaj Liverpool.

Sport
Manchester City dhe Liverpool luajtën baras 2:2 në një ndeshje spektakolare në ‘Etihad Stadium’.
Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi mesfushori belg, Kevin De Bruyne. Ai beson se skuadra e tij bëri mjaftueshëm për të fituar ndeshjen, duke aluduar se rezultati mund të ketë qenë i padrejtë.
“Ne luajtëm shkëlqyeshëm. Ne duhej të kishim shënuar më shumë, por është si është”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se ishte ndeshje e shkëlqyer dhe ne krijuam mjaftueshëm për të fituar ndeshjen”, shtoi ai.
“Shumë njerëz kanë thënë se kush fiton sot, fiton Premier Leaguen, por nuk mendoj se ndonjëra skuadër mendoi kështu. Orari është i vështirë për të dyja që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Por mënyra si luajtëm sot është ajo se si duhet vazhdojmë”, tha mes tjerash KDB.
Manchester City vazhdon të jetë me një pikë para Liverpool, në garën për titullin e kampionit. /Lajmi.net/