Napoli ka prioritet transferimin e Januzaj

Gjiganti italian, Napoli ka prioritet të transferojë anësorin e Real Sociedad, Adanan Januzaj.

Sport

10/04/2022 12:49

Adnan Januzaj mund të largohet në fund të sezonit nga ekipi spanjoll, pasi kontrata i përfundon këtë vit dhe ende nuk ka rinovuar.

Napoli mbetet skuadra favorite për ta transferuar kosovarin me nënshtetësi belge.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Januzaj është prioriteti i ekipit të Luciano Spallettit, përcjell lajmi.net.

Trajneri italian e pëlqen shumë lojtarin, andaj drejtuesit e ‘Napolitanëve’ janë duke biseduar me përfaqësuesit e tij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i 27 vjeçarit, në lidhje me të ardhmen e tij./Lajmi.net/