Lëndimi i Osimhen – Napoli merr lajme të mira para ndeshjes ndaj Fiorentina

Skuadra e Napoli po vazhdon garën për titullin e kampionit në Serie A.

Sport

07/04/2022 19:30

Napolitanët janë një pikë larg vendit të parë në Serie A dhe për xhirot e fundit të sezonit kanë nevojë për secilin lojtar që të jetë në dispozicion – sidomos për pikën kyçe, Victor Osimhen.

Osimhen pësoi një lëndim ditë më parë dhe ishte në dyshim për ndeshjen e radhës, por së fundmi ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor.

Victor Osimhen është vendosur në listën e lojtarëve që kanë kaluar lëndimin dhe pritet të paraqitet në ndeshjen ndaj Fiorentina, transmeton lajmi.net.

Lojtari pati një shqetësim në këmbën e majtë gjatë stërvitjes së djeshme, por duket se asgjë s’ka qenë serioze.

Osimhen i mungoi Napolit edhe në fitoren 3:1 ndaj Atalanta, por atë ndeshje e humbi si pasojë e kartonëve. /Lajmi.net/