Mbyllet pjesa e parë: Real Madridi në epërsi 2-1 ndaj Chelsea

Real Madrid e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Chelseas me rezultat 2 – 1.

06/04/2022 21:48

Ishte Benzema që shënoi dy gola të hershëm, për t’i dhënë “Los Blancos” avantazhin komod.

Francezi fillimisht shënoi përmes një goditje të fortë me kokë e cila u asistua nga Vinicius Junior, kur për rridhte minuta e 21’, shkruan lajmi.net

 

Tre minuta më pas, po i njëjti lojtar, pas harkimit të Luka Modric, e dërgoi lehtaz me kokë topin në rrjetë për 2-0.

Kur po pritej që pjesa e parë të përfundonte me këtë rezultat , në skenë doli Mason Mount i cili shënoi me kokë për ta ngushtuar rezultatin. /Lajmi.net/