Sky Sport: Mbappe po përgatitet të nënshkruajë kontratë të re me PSG

Kylian Mbappe po përgatitet të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint Germain.

Sport

06/04/2022 20:51

Të paktën kështu bën të ditur Sky Sport, e cila thekson se përkundër interesimit të Real Madridit, lojtari pritet të qëndrojë, transmeton lajmi.net

Mbappe u përfol shumë gjatë afateve të fundit kalimtare për një lëvizje të tij në “Bernabeu”, por kjo “telenovelë” ende nuk është mbyllur me një fund të lumtur për madrilienët.

Kontrata aktuale e Mbappes me parisienët skadon më 1 janar 2022. /Lajmi.net/